Njoftim Guidat e Certifikuara 2018
I nderuar Subjekt Turistik,
I nderuar Turist,  
 

KUJDES!!! SIGUROHUNI QË GJATË SPORTIT RAFTING T'JU SHOQËROJNE GUIDAT E CERTIFIKUARA NGA FEDERATA E RAFTING (INSTRUKTORET E RAFTING) TË CILAT JANË TË LIGJSHME DHE MBAJNË PËRGJEGJESI PËR SIGURINË E JETËS SUAJ GJATË ZBRITJES NË LUMË. NA KANË ARDHUR SINJALIZIME QË KOMPANI PIRATE TË PAPERGJEGJSHME PO MASHTROJNE TURISTËT PËR RAFTING DUKE PERDORUR FOTOT DHE IMAZHIN E GUIDAVE TË FEDERUARA. PERSONAT JO PROFESIONISTË, PA PAJISJET E DUHURA PËR RAFTING DHE GUIDAT JASHTË STANDARDEVE RREZIKOJNE JETEN TUAJ!!!

Rafting në Shqipëri është një sport i ri që duhet të organizohet nga kompanitë/personat juridike të kompletuar me pajisjet dhe veshjet e desitinuara për  këtë përdorim dhe  të njohura nga Federata Shqiptare e Rafting (këtu dhe më poshtë FShR) dhe  duhet të drejtohet nga instruktorë sporti të federuar nga FShR dhe të pajisur me lejen përkatëse të drejtimit.

Subjektet turistike nuk duhet të marrin përsipër organizimin dhe drejtimin e udhëtimeve të rafting pa pasur guidat profesionale dhe pa pajisjet e kompletuara, miratuar nga FShR, duke vënë në rrezik sigurinë dhe jetën e turistit.

Për vitin 2018 FShR i ka dhënë të drejtën për ushtrimin e organizuar të aktivitetit turistik të rafting në Republikën e Shqipërisë subjekteve:

Guida e rafting duhet të jetë e pajisur me dokumentacionin provues të lejes së drejtimit, lëshuar nga FShR në formën bashkalidhur. Për vitin 2018 Federata Shqiptare e Rafting ka certifikuar instruktorë profesionale të rafting: (patentat)

Subjektet turistike të cilat synojnë të ofrojnë drejtëpërdrejtë udhëtime të organizuara të rafting  duhet të dërgojnë kërkesën për certifikim pranë FShR, e shoqëruar nga dokumentacioni si më poshtë vijon:

Guida Profesionale të njohura nga FShR janë: 

FShR njeh nje guidë rafting të liçensuar jashte, vetëm pasi është bërë ekuivalentimi i certifikatës në bazë të legjislacionit shqiptar, Statutit dhe Rregullores FShR;

Për të bërë këtë njohje duhet të prezantohen dokumentat e mëposhtme;

  1. kopje e dokumentit të identifikimit;
  2. kopje e certifikatës përkatëse të rafting;
  3. kopje e certifikatës europiane të  kalimit të kursit të Ndihmës së Shpejtë;
  4. kurrikulum vitae (CV);
  5. vërtetime të ndryshme të punësimit.
  6. deklaratë  nga ana e Përfaqësuesit të Personave Juridikë të Huaj pranë së cilës guida ka punuar, e cila duhet të jetë e vulosur dhe e firmosur dhe të vërtetojë një eksperience pune të guidës së rafting për të paktën 3 vjet. Dokumentacioni i kërkuar më sipër duhet të jetë origjinal, ose kopje e noterizuar, në gjuhën shqipe.

Federata Shqiptare e Rafting  (FShR) ka për qëllim të zhvillojë sportin rafting në Shqipëri sipas standardeve ndërkombëtare në respekt të plotë të procedurës së sigurisë dhe në të njëjtën kohë të kontribojë në ruajtjen e mjedisit. Rafting është një aktivitet njerëzor i kryer në lumenj të rrjedhshëm që kërkojnë aftësi fizike për të përdorur lopatën dhe fuqinë e rremimit, i cili është pranuar përgjithësisht si një sport social, komercial dhe konkurrues. Rafting është një disiplinë sportive dhe rekreative, i hapur për publikun e gjerë me anë të guidave të liçensuara dhe të federuara të rafting.

 
FShR është anëtare me të drejta të plota e Federatës Botërore të Rafting.
Patentat Federata Shqiptare e Rafting 2018

Kontakt: info@fshr.al