Paralajmërim për rrezikun e kërcënimit të jetës në aktivitete të raftingut dhe eksplorimit të kanioneve

 In Uncategorized

Nisur nga rasti i fundit i një turisti të huaj që humbi jetën në Kanionet e Osumit dhe një rreziku i ri për jetë i krijuar nga një turist tjetër, Federata Shqiptare e Raftingut bën një thirrje të rëndësishme për turistët që dëshirojnë të angazhohen në aktivitete Raftingu ose Eksplorimi Kanionit, që të kenë kujdes në zgjedhjen e operatorëve turistikë apo agjencive turistike që ofrojnë këto lloj aktivitetesh.

Federata ka shprehur shqetësimin e saj disa herë se ngjarje të tilla do të vijojnë të jenë të pranishme për sa kohë që subjekte të ndryshme dhe individë anonimë që fusin në kanion individë, turistë të huaj ose vendas pa asnje paisje sigurie dhe duke mos respektuar asnje standard. Siç shihet, këto subjekte janë dhe do të mbeten në qendër të vemendjes së Federatës Shqiptare të Raftingut, duke i paralajmëruar apo ekspozuar për rrezikun që kanë.

Federata Shqiptare e Raftingut ka kërkuar disa herë nga ministria përgjegjëse që të ndihmojë në studimin e lumenjve të Shqipërisë. Studimet e këtij lloji do të lejojnë Federatën të përcaktojë nivelin e vështirësisë në periudha të ndryshme të vitit dhe do të ndihmojë me informacionin e nevojshëm për turistët vendas dhe të huaj në çdo lumen të Republikës së Shqipërisë, ku një informacion i tillë do të mundësonte shpëtimin e jetës së njerëzve.

Hyrja në kanion pa paisjet e sigurisë bëri të mundur perseritjen e ngjarjeve të trishtueshme në datën 08.04.2023, ku një turist i huaj humbi jetën në Kanionin e Osumit. Ngjarje të tilla janë shfaqur më herët në kanione të tjerë në Shqipëri, si në rastin e vajzës që humbi jetën në Kanionin e Holtës disa vite më parë.

Kjo situatë tregon nevojën për një qasje të koordinuar dhe të qëndrueshme ndaj aktiviteteve turistike aventur në zonat e rrezikshme, siç janë kanionet dhe lumenjte e thella të Shqipërisë. Si Federatë Shqiptare e Rafting, ne kemi bërë thirrje të rregullta për kujdes në zgjedhjen e operatorit ose agjencisë turistike, dhe kemi identifikuar disa subjekte të cilat kanë vepruar pa respektuar asnjërën nga normat dhe standardet e sigurisë për aktivitetet e tyre.

Theksojme se ne jemi përpjekur të bashkëpunojmë me autoritetet e ndryshme dhe me ministrat përkatëse për të ndihmuar në mbrojtjen e turistëve dhe në identifikimin e rrezikut të mundshëm. Ne kemi kërkuar një studim të plotë të lumenjve të Shqipërisë, që do të na japë informacionin e nevojshëm për të caktuar nivelin e vështirësisë dhe për të lejuar një eksperiencë të sigurtë dhe të paharrueshme për turistët vendorë dhe të huaj.

Ne i kemi vlerësuar paisjet e sigurisë si një faktor të rëndësishëm për këtë lloj aktiviteti dhe kemi ofruar rekomandime të sakta për paisjet e nevojshme si jelek shpëtimi, skafander, veshje neopren, këpucë uji dhe një udhëzues profesional e trajnuar. Ne i bëjmë thirrje të gjithë turistëve që të jenë të vetëdijshëm për rreziqet dhe të sigurojnë paisjet e tyre para se të hyjnë në kanione apo të ndjekin aktivitete të tjera të aventurave.

Federata Shqiptare e Rafting do të vazhdojë të luajë rol koordinues në lidhje me aktivitetet turistike aventurë në Shqipëri dhe do të vazhdojë të punojë me autoritetet përkatëse dhe me operatorët turistikë për të siguruar që turistët të kenë një eksperiencë të sigurtë dhe të paharrueshme.

Recent Posts

Leave a Comment

Start typing and press Enter to search