What do we do

Regulator of rafting sports in Albania

Subjektet turistike të cilat synojnë të ofrojnë drejtëpërdrejtë udhëtime të organizuara të rafting  duhet të dërgojnë kërkesën për certifikim pranë FSHR, e shoqëruar nga dokumentacioni si më poshtë vijon:

 

  • a) Kërkesa për  certifikim, redaktuar në formë ligjore, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit turistik, shoqëruar me të dhëna mbi vendodhjen e subjektit, selinë dhe numrin NIPT;
  • b) Deklaratën, nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor, duke deklaruar emrin instruktorit të rafting,  që ka ndjekur një kurs trajnimi të organizuar çdo vit nga FShR.
  • c) Një kopje të Aktit të Themelimit  dhe të Statutit të Personit Juridik;
  • ç) Detajet e itinerareve/udhëtimeve të lumit të përshkruara, së bashku me informacionin e nevojshëm dhe nivelet e vështirësisë;
  • d) Përdorimi i shtrateve të lumit. Personi  Juridik i Ri (i paliçensuar me parë), që dëshiron të zhvillojë aktivitete mbi shtratet e lumenjve , ku veprojnë tashmë Persona Juridike te Liçensuara të FShR, duhet të bashkangjisin një letër kërkesë të njoftimit të fillimit të aktivitetit të Personave Juridikë në fjalë. Pas shqyrtimit të saj dhe verifikimit se këto Persona Juridike plotësojnë të gjitha kriteret e realizimit të këtyre itinerareve, FShR kthen përgjigje ne lidhje me kërkesën në fjalë, duke miratuar pranimin ose refuzimin e kërkesës, bashkangjitur me arsyet përkatëse.
    Në rast të zgjerimit të aktiviteteve në lumenj  të ndryshëm nga Personat Juridike ekzistues, të njohur nga FSHR, janë të detyruar të ndjekin të njëjtat procedura, duke paraqitur dokumentacionin e duhur, per të aplikuar për Lejen e lundrimit;
  • dh) Vërtetimin e pagesës së kuotave të anëtarësimit kundrejt FSHR;
  • e) Deklaratën e përfaqësuesit ligjor të Subjektit Juridik, ku merret përgjegjësi për të vëzhguar dhe zbatuar rregullat fikse përcaktuar nga FShR në lidhje me liçensën e lëshuar, në lidhje me zbatimin e Statutit dhe Rregullores se FShR;
  • ë) Dokumentacionin ligjor që provon zotërimin e pajisjeve, mjeteve dhe materialeve individuale të sigurisë të figurave teknike të rafting  dhe veshjet, pajisjet për turistët, sipas normave të KE, në përputhje me parashikimet e përcaktuara nga ligji shqiptar dhe rregullorja teknike e FShR;

Guida Profesionale të njohura nga FSHR janë:

 

  • a. Trajner;
  • b. Guida e nivelit te IV°;
  • c. Guida e nivelit te  III°;
  • d. Guida e nivelit te II°.
    Kurset për guidat e nivelit të II° ose te III°  mund të frekuentohen edhe nga minorene, megjithatë titulli nuk mund t’i kalohet deri në momentin kur ata mbushin moshën 18  vjeç.
  • e. Guida e huaj licensuar jashtë Republikës së Shqipërisë

FSHR njeh nje guidë rafting të liçensuar jashte, vetëm pasi është bërë ekuivalentimi i certifikatës në bazë të legjislacionit shqiptar, Statutit dhe Rregullores FSHR;

Për të bërë këtë njohje duhet të prezantohen dokumentat e mëposhtme;

 

  1. Kopje e dokumentit të identifikimit;
  2. Kopje e certifikatës përkatëse të rafting;
  3. Kopje e certifikatës europiane të  kalimit të kursit të Ndihmës së Shpejtë;
  4. Kurrikulum vitae (CV);
  5. Vërtetime të ndryshme të punësimit.
  6. Deklaratë  nga ana e Përfaqësuesit të Personave Juridikë të Huaj pranë së cilës guida ka punuar, e cila duhet të jetë e vulosur dhe e firmosur dhe të vërtetojë një eksperience pune të guidës së rafting për të paktën 3 vjet. Dokumentacioni i kërkuar më sipër duhet të jetë origjinal, ose kopje e noterizuar, në gjuhën shqipe.

Who we are

A team that loves the river and nature

Rafting in Albania is a new sport that should be organized by companies / legal entities complete with equipment and clothing intended for this use and recognized by the Albanian Rafting Federation (here and below ARF) and should be led by sports instructors federated by the ARF and provided with the relevant driving license.

Tourist entities should not undertake the organization and direction of rafting trips without having professional guides and complete equipment, approved by the ARF, endangering the safety and life of the tourist.

For 2020, ARF has given the right for the organized exercise of the rafting tourist activity in the Republic of Albania to the subjects:

  • Albania Rafting Group
  • Shoqata Kombëtare e Rafting dhe Kanotazhit
  • Albanian Adventure Resort

The rafting guide must be equipped with the test documentation of the driving license, issued by the ARF and Ministry of Tourism and Environment in the attached form. For 2020, the Albanian Rafting Federation has certified professional rafting instructors: (patents)

Start typing and press Enter to search