FSHR – AKREDITIMI I PROGRAMIT TE KUALIFIKIMIT TE UDHERREFYESIT TURISTIK
Federata Shqiptare e Rafting ju njofton se pas një pune të gjatë në bashkëpunim me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrin e Financave dhe Ekonomisë ka akredituar programin për udhërrëfyesit turistik në specialitetin Rafting, Kayak, Kanoe, Hidrospeed, Kanionim dhe Kacavjerrje.
Guidat e Çertifikuara
Guidat e çertifikuar nga Federata Shqiptare e Rafting dhe të liçencuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, janë të vetmit që njihen dhe lejohen të praktikojnë sportin e rafting në Shqipëri, sipas legjislacionit në fuqi. Këto janë guida të trajnuar sipas standardeve ndërkombëtare të Federatës Botërore të Rafting. Lista e guidave të çertifikuar nga Federata Shqiptare e Rafting dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit mund të shkarkohet nga faqa web e Ministrisë ose në faqen tonë.
Hapen aplikimet për trajnim dhe çertifikim të guidave rafting
Federata Shqiptare e Rafting njofton hapjen e aplikimeve për trajnim dhe çertifikim të udhërrëfyesve në specialitetet e veçanta: Rafting, Kajak dhe Kanoe, Hidrospeed, Kanonim dhe Kacavjerrje.
KUJDES!!!
SIGUROHUNI QË GJATË SPORTIT RAFTING T’JU SHOQËROJNE GUIDAT E CERTIFIKUARA NGA FEDERATA E RAFTING (INSTRUKTORET E RAFTING) TË CILAT JANË TË LIGJSHME DHE MBAJNË PËRGJEGJESI PËR SIGURINË E JETËS SUAJ GJATË ZBRITJES NË LUMË. PERSONAT JO PROFESIONISTË, PA PAJISJET E DUHURA PËR RAFTING DHE GUIDAT JASHTË STANDARDEVE RREZIKOJNE JETEN TUAJ!!!
NJIHU ME EKIPIN
Njerëzit tanë janë pasuria jonë më e madhe dhe gurthemeli i federatës tonë. Fuqia jonë thelbësore vjen nga përvoja e ndryshme dhe përvoja e stafit tonë.

Zamo Spathara
President
Themeluesi i skuadrës së parë Albania Rafting Group, sot President i Federatës Shqiptare të Rafting.

Saimir Ruçi
Finance & Logistics
Ka mbaruar Fakultetin Ekonomik, në Albanian University. Anëtar i Shoqatës së Kontabilistëve të Miratuar për 4 vjet.

Andrea Gatti
Trajner
Zëvendës President i Federatës Italiane të Rafting. Që nga viti 2014, ekspert i jashtëm për trajnim profesional të guidave shqiptare të Rafting.
FSHR aims to develop the sport of rafting in Albania according to international standards in full compliance with the safety procedure and at the same time to contribute to the preservation of the environment. FSHR is a full member of the World Rafting Federation.