DEKLARAT PËR MEDIAT

 In Uncategorized
Federata Shqiptare e Rafting shpreh ngushellimet e saj të sinqerta për familjen Zuna!
Federata Shqiptare e Rafting, duke marrë rastin nga ngjarja në Dibër ku një 18-vjeçar humbet jetën nga mbytja në ujërat e lumit Drini i Zi gjatë aktivitetit të kayaking, rastit të vitit të kaluar ku një vajzë humbi jetën duke eksploruar kanionin e Holtës dhe disa rasteve të viteve të shkuara u bëjmë thirrje të gjithë Operatorëve të Turistik, Agjencive Turistike dhe turistëve që ofrojnë ose duan të kryejnë aktivitetin e Rafting, Kayak, Kanoe, Hidrospeed, Canyoning dhe Kacavjerrje për tu siguruar që subjektet që ata zgjedhin të kenë guida që janë të trajnuara nga FSHR dhe të çertifikuar si Udhërrëfyes Turistike në Specialitetin e Rafting nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
GUIDAT E ÇERTIFIKUARA DHE KOMPANIT E QË KANË ÇERTIFIKUAR GUIDAT I GJENI NË FAQEN ZYRTARE TË WEBIT www.fshr.al NË SEKSIONIN "SKUADRA DHE GUIDAT" : https://fshr.al/ourteam
Subjekte si: “VJOSA EXPLORER”, “AHMET BERZANI PF”, “RAFTING VJOSA”, “ACTION X SKRAPAR” nuk kane guida te trajnuara dhe si rrjedhoj nuk janë pajisur nga Ministria përgjegjëse per Turizmin me certificatë per ushtrimin e veprimtarise sipas ligjit 93/2015“Per Turizmin”, gjë të cilën ju është komunikuar dhe nga Agjencia Kombetare e Bregdetit. (Ne attach dokumenti njoftimit)
Guidat e çertifikuara janë të vetmet guida që janë trajnuar dhe veprojnë sipas standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë gjatë zbritjes në lumë. Këto guida dhe subjektet e tyre ofrojn siguri për jetën e tuaj ose të klienteve tuaj.
I bëjm thirrje institucioneve përkatëse të marrin masa ndaj subjekteve të cilat ofrojn aktivitetin e rafting si një aktivitet ekonomik duke mos respektuar asnje standart dhe vënë në rrezik jetën e turisteve dhe demtojnë imazhin e Shqipërisë.
Federata Shqiptare e Rafting ka bërë përpjekje të vazhdueshme duke njoftuar dhe raportuar në institucionet përkatëse (Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Drejtorin e Pergjithëshme të Policisë, Agjencia kombëtare e bregdetit) për subjekte tashmë të evidentuar dhe fakeqësisht ende nuk ka pasur një bashkëpunim frytdhënës.
Federata Shqiptare e Rafting është i vetmi subjekt që ka një program të akredituar për udhërrëfyesit Rafting, Kayak, Kanoe, Hidrospeed, Canyoning dhe Kacavjerrje.
Rafting, Kayak, Kanoe, Hidrospeed, Canyoning dhe Kacavjerrje janë sporte shumë komplekse dhe mbartin shumë rrezik për jetën e turistëve vendas dhe të huaj. Këto aktivitete kërkojnë një bazë materiale, sipas standardeve ndërkombëtare dhe trajnimit profesional vjetor të guidave nga Federata Shqiptare e Rafting.
Recent Posts
Contact Us

We're not around right now. But you can send us an email and we'll get back to you, asap.

Not readable? Change text.