Hapen aplikimet për trajnim dhe çertifikim të udhërrëfyesve në specialitetin e veçantë: Rafting për vitin 2023
Federata Shqiptare e Rafting njofton hapjen e aplikimeve për trajnim dhe çertifikim të udhërrëfyesve në specialitetin e veçantë: Rafting për vitin 2023
Programi i trajnimit është i akredituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, trainim mbështetet nga Komiteti Olimpik Shqiptar dhe Ministria e Sportit dhe Arsimit.
Turizmi i Aventurës dhe në veçanti ai i rafting është shumë i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj dhe nje mundesi fantastike për punësimin e të rinjëve dhe të rejave që duan ta kthejnë këtë mundësi në profesion. Turizmi është pasion, punesim, zhillim.

Trajnimet do të fillojnë ditën e Enjte , datë 23 Mars 2023 , aplikimet do të pranohen deri një ditë para fillimit të trajnimeve.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë në adresën tonë të e-mailit: info@fshr.al kërkesën e tyre duke specifikuar gjuhën e huaj dhe një kopje të ID së tyre. Pas kërkesës do të njoftohen nga stafi jonë për vazhdimin e procesit, dhe programin që do të ndjekin.
Në mbështetje të pikës 4 nenit 102 të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pikës 2 të nenit 68, të ligjit nr. 93/2015 “Për Turizmin”, i ndryshuar, nenit 5, pika 1, nenit 6 pika 6 e Udhëzimit të Përbashkët të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinis nr.517, datë 24.01.2017 “Për akreditimin e programeve të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik dhe miratimin e krediteve minimale të programit për edukimin profesional në vazhdim”, Federata Shqiptare e Rafting është subjekti i cili çertifikon guidat në specialitetet Rafting, Kajak dhe Kanoe, Hidrospeed, Kanonim dhe Kacavjerrje.
Trainimet do behen nga Guida te federates dhe nga guida te Federates Boterore te Rafting. Do kete edhe kandidate te huaj.

FSHR aims to develop the sport of rafting in Albania according to international standards in full compliance with the safety procedure and at the same time to contribute to the preservation of the environment. FSHR is a full member of the World Rafting Federation.