Trajnim dhe Certifikim të Udhërrëfyesve Rafting 2026

 In Uncategorized

Federata Shqiptare e Rafting shpall hapjen e aplikimeve për trajnim dhe certifikim të udhërrëfyesve turistikë në specialitetin e veçantë Rafting, për vitin 2026.

Trajnimet praktike do të fillojnë të shtunën, më 21 mars 2026, ndërsa aplikimet pranohen deri një ditë para nisjes së programit.

Të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën e email-it info@fshr.al:

  • kërkesën për aplikim,

  • gjuhën/ gjuhët e huaja që zotërojnë,

  • një kopje të dokumentit të identifikimit (ID).

Pas aplikimit, kandidatët do të kontaktohen nga stafi ynë për vijimin e procedurës dhe informacion të detajuar mbi programin e trajnimit.

Një person që synon trajnim profesional si guidë raftingu duhet të jetë:

  1. Të paktën 18 vjeç
  2. Fizikisht i aftë dhe notar i shkëlqyer
  3. Te kete njohuri te gjuhen angleze .Sa me shume njohuri ne gjuhe te huaja aq me mire
  4. I aftë në lidership, komunikim dhe vendimmarrje për sigurinë
  5. I gatshëm për të përfunduar programe zyrtare certifikimi

Kampionati Kombetar i Rafting

Bazë Ligjore dhe Akreditim

Programi i kualifikimit zhvillohet në përputhje me:

  • Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,

  • Ligjin nr. 93/2015 “Për Turizmin”, i ndryshuar,

  • Urdhrin nr. 258, datë 15.07.2024,
    për miratimin e rregullores së programeve të kualifikimit dhe akreditimit të udhërrëfyesve turistikë.

Federata Shqiptare e Rafting është subjekti zyrtar i akredituar për certifikimin e guidave në specialitetet:
Rafting, Kajak & Kanoe, Hydrospeed, Kanionim dhe Kacavjerrje.

Akreditimi

Trajnerë & Instruktorë

Trajnimet do të zhvillohen nga guida dhe instruktorë të Federatës Shqiptare të Rafting, në bashkëpunim me ekspertë të Federatës Ndërkombëtare të Rafting.

Instruktor Kryesor:
Zamo Spathara – President i Federatës Shqiptare të Rafting dhe pionieri i rafting-ut në Shqipëri, me një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e turizmit të aventurës.

Instruktor:
Andrea Gatti – Nënkryetar i Federatës Italiane të Rafting, trajner ndërkombëtar që nga viti 1999, drejtues i Kampionateve Botërore dhe organizator ekspeditash në disa nga lumenjtë më të vështirë të botës.

Instruktor:
Roy Gergely Környei – Ekspert me mbi 30 vite përvojë në kajak, kanoe dhe rafting, ish-atlet dhe instruktor ndërkombëtar, i fokusuar në sigurinë, profesionalizmin dhe përvojën unike për guidat dhe klientët.

Recommended Posts

Leave a Comment

Start typing and press Enter to search