FSHR dhe Ministri i Mjedisit dhe Turizmit z. Klosi çertifikojnë Udhërrëfyes Turistik të Specialitetit të Veçant Rafting

 In Uncategorized

Ditën e sotme Federata Shqiptare e Rafting në prezencë të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi zhvilloi një takimin përmbyllës për çertifikimin e të rinjëve si Udhërrëfyes Turistik të Specialitetit të Veçant Rafting.
Fjalen e parë e mbajti presidenti i FSHR z.Zamo Spathara i cili falenderoj z. Klosi për prezencën e tij dhe uroi të pranishmit për mbylljen me sukses të këtij trajnimi e cila do të finalizohej me dhenien e çertifikatës se mbarimit me sukses të këtij program. Gjithashtu z. Spathara vuri dhe një here theksin te cilësia dhe standartet e larta që çdo guide rafting duhet të ketë.

Pas z. Spathara fjalën e mbajti ministri z. Blendi Klosi i cili falenderoj FSHR për ftesën dhe guidat e reja për iniciativën e ndërmar. Ndër të tjera zoti ministër shprehu kënaqësin që ky sport po gjen një mbështetje të gjerë dhe që sot të pranishëm kemi jo vetëm djemt e Albania Rafting Group nga Berati por dhe nga Dibra, Permeti, Elbasani, Fieri dhe të tjerë. Ai gjithashtu shprehu kënaqësin që sportet e aventurës po zënë një vend të rëndësishëm në turizmin vendas. Ai gjithashtu theksoj se Udhërrëfyes Turistik duhet të ruajn standatet të larta në ofrimin e shërbimit në mënyrë që të përthithin sa më shumë turist vendas dhe të huaj.
Pas fjalimeve u vazhdu me ndarjen e çertifikatave për guidat e reja të rafting të cilat pas një periudhe të vështirë trajnimi ja dolen të mbyllnin me sukses programin përkatës.
Pas shpërndarjes së çertifikatave nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit gjithë të pranishmit bënë një zbritje në lumë të shoqëruar nga z. Klosi i cili shprehu përshtypjet e tij që i kishte lënë kanioni i Osumit si një vend magjepsës.
Federata Shqiptare e Rafting i falenderon të gjthë pjesëmarrësit dhe në veçanti guidat e reja dhe ju uron suksese të mëtejshme!

Recent Posts

Leave a Comment

Start typing and press Enter to search