Federata Botërore e Rafting dhe Fondacioni Surfrider Europe, së bashku për mbrojtjen e zonave ujore të Evropës

 In Uncategorized

Federata Botërore e Rafting (World Rafting Federation) ka shpallur sot bashkëpunimin me Surfrider Foundation Europe , ku qellimi kryesor është mbrojtja e lumenjve , liqeneve dhe te gjitha hapësirave ujore.
Federata Shqiptare e Rafting, me seli qendrore në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë pjesë e Federatës Botërore të rafting është shumë aktive ndaj mbrojtjes së hapsirave ujore në Shqipëri, pasi qëllimi ynë kryesor është zhvillimi i sportit të rafting në lumenj të pastër dhe promovimi e turizmit të qëndrueshëm në vend. Mund të përmendim këtu dhe perpjekjet tona në nivelet më të larta dhe rezistencën për ndërtimin e HEC-eve në Kanionet e Osumit dhe mbeshtetjen për fushatën “Save Vjosa, the last wild river of Europe” ku mbështetës janë artistë të njohur botëror, shkencëtar etj.

“Jemi të gjithë në të njëjtën varkë ! Oqeanet, liqenet, lumenjtë, gjithçka është ujë. Uji na bashkon . Federata Boterore e Rafting gjithmon e ndjen pergjegjësinë e ruajtjes së natyrës kur organizojmë dhe promovojmë aktivitetet tona. Ne zotohemi të jemi pjestarë aktivë të këtij projekti pasi ka të bëjë shumë me ne!”. Këto kanë qënë fjalët e Presidentit të WRF.

Surfride Foundation Europe është një organizatë jo-fitimprurëse me qëllimin kryesor ruajtjen dhe vënien në dukje të rëndësisë që kanë hapsirat ujore në Europë. SFE ka qënë aktive në ndërmarrjen e shumë veprimeve si autoritet i njohur ne shume nivele: edukimin, ndërhyrje politike, ekspertize shkencore dhe ligjore, ndërgjegjësimin e çështjes së mbeturinave detare, cilësine e ujit, shëndeti publik, ndryshimeve klimatike etj.

World Rafting Federation and Surfrider Foundation Europe, together for protecting water areas of Europe !

Lexo më shumë këtu

Recent Posts

Leave a Comment

Start typing and press Enter to search