Kujdes nga guidat rafting të pa çertifikuara!!!

 In Uncategorized

Kujdes!! Sigurohuni që gjatë sportit të rafting t’ju shoqërojnë guidat e çertifikuara nga federata e rafting (instruktorët e rafting) të cilat janë të ligjshëm dhe të trajnuar të cilët mbajnë përgjegjesi për sigurinë e jetës suaj gjatë zbritjes në lumë.

Federata Shqiptare e Rafting (FSHR) është organi i vetëm drejtues për sportin e rafting në Shqipëri. FSHR është një organizatë jofitimprurëse që promovon zhvillimin e rafting në nivelin konkurrues, komercial dhe rekreativ. Qëllimet tona kryesore janë të mbrojmë interesat e rafting para autoriteteve shqiptare dhe të publikojmë çështjet e rafting në media, institucionet arsimore, autoritetet qeveritare dhe publikun e gjerë. Gjithashtu, lidhja jonë intime me lumenjtë Osum, Vjosa,Drin i zi,Shkumbin,Bistricë kanionet dhe mjediset e tyre natyrore, na bën të jemi thellësisht të përkushtuar për të mbrojtur lumenjtë shqiptarë nga shkatërrimi.

FSHR është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Rafting dhe Federatës Botërore të Rafting.

Që nga viti 2011, FSHR ka qenë në krye të sigurisë së rafting në Shqipëri, duke mbikëqyrur çertifikimin dhe trajnimin e udhëzuesve profesionalë të rafting. FSHR punon ngushtë me organe të ndryshme qeveritare, duke ofruar kurse dhe programe certifikimi që synojnë zhvillimin e standardeve kombëtare në përputhje me praktikat më të mira globale për t’i mbajtur të gjithë më të sigurt në aktivitetet rafting.

Kriteret dhe procedurat përkatëse për akreditimin e programeve të kualifikimit profesional të udhëzuesve turistikë përcaktohen në një Udhëzim të Përbashkët (nr. 517, datë 24.1.2017) të Ministrit të Turizmit dhe Ministrit të Ekonomisë.
Sipas nenit 3 (2) të aktit në fjalë: programet e kualifikimit mund të ofrohen vetëm nga subjekte të licencuara në përputhje me legjislacionin përkatës për arsimin dhe zhvillimin profesional, dhe duke punësuar personel me kualifikime dhe përvojë të përshtatshme për modulin përkatës.

Ju sjellim në vëmëndje se ligji nr.79/2017 Për Sportin, në Neni 16 Federatat sportive, Pika 4 thotë: Ministria përgjegjëse për sportin njeh vetëm një federatë në një sport të caktuar dhe asnjë organizatë tjetër nuk mund të ushtrojë atributet e kësaj federate.

Historia e FSHR-së përfshin dy dekada. Si organ i njohur që mbikëqyr aktivitetet e rafting në Shqipëri ne kemi kontribuar në zhvillimin e standardeve minimale dhe çertifikimit për udhëzuesit dhe instruktorët e rafting, të cilat ofrojnë një mjet për të njohur udhëzuesit turistikë që plotësojnë standardet e pranuara ndërkombëtarisht.

FSHR ka trajnuar njerëz si udhëzues turistikë në Shqipëri për më shumë se 10 vjet.

GUIDAT E ÇERTIFIKUARA DHE KOMPANIT E QË KANË ÇERTIFIKUAR GUIDAT I GJENI NË FAQEN TONË TË WEBIT www.fshr.al NË SEKSIONIN “SKUADRA DHE GUIDAT” : https://fshr.al/ourteam/ ose në faqen e Ministris së Turizmit dhe Mjedisit.

Duke shpresuar në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj,

Federata Shqiptare e Rafting

Recent Posts

Leave a Comment

Start typing and press Enter to search