Fillojnë Trajnimet si Guid Rafting
Hapen aplikimet për trajnim dhe çertifikim të udhërrëfyesve në specialitetet e veçanta: Rafting, Kajak dhe Kanoe, Hidrospeed, Kanonim dhe Kacavjerrje.
Federata Shqiptare e Rafting njofton hapjen e aplikimeve për trajnim dhe çertifikim të udhërrëfyesve në specialitetet e veçanta: Rafting, Kajak dhe Kanoe, Hidrospeed, Kanonim dhe Kacavjerrje.
Trajnimet do të fillojnë ditën e hënë datë 16/09/2019, aplikimet do të pranohen deri një ditë para fillimit të trajnimeve.
Të initeresuarit janë të lutur të dërgojnë në adresën tonë të e-mailit: info@fshr.al kërkesën e tyre duke specifikuar gjuhën e huaj dhe specialitetin për të cilin aplikojnë dhe një kopje të ID së tyre. Pas kërkesës do të njoftohen nga stafi jonë për vazhdimin e procesit, datat e trajnimeve dhe programin që do të ndjekin.
Në mbështetje të pikës 4 nenit 102 të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pikës 2 të nenit 68, të ligjit nr. 93/2015 “Për Turizmin”, i ndryshuar, nenit 5, pika 1, nenit 6 pika 6 e Udhëzimit të Përbashkët të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinis nr.517, datë 24.01.2017 “Për akreditimin e programeve të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik dhe miratimin e krediteve minimale të programit për edukimin profesional në vazhdim”, Federata Shqiptare e Rafting është subjekti i cili çertifikon guidat në specialitetet Rafting, Kajak dhe Kanoe, Hidrospeed, Kanonim dhe Kacavjerrje.
Ju urojmë një aplikim të mbarë.
Federata Shqiptare e Rafting.


FSHR aims to develop the sport of rafting in Albania according to international standards in full compliance with the safety procedure and at the same time to contribute to the preservation of the environment. FSHR is a full member of the World Rafting Federation.