FSHR zhvillon takimin e parë me aplikantët për guida Rafting

 In Uncategorized

Ditën e sotme Federata Shqiptare e Rafting zhvilloi një takim me aplikantët e rinj për Udhërrëfyes Turistik të Specialitetit të Veçant Rafting.

Fjalen e parë e mbajti presidenti i FSHR z.Zamo Spathara i cili i uroi të pranishmit për iniciativen e marë për tu trajnuar dhe çertifikuar si guida të rafting dhe i siguri një proçes trajnimi me standarte të larta. Gjithashtu kërkoi nga aplikantet që të shfrytëzojnë mundesinë që Federata Shqiptare e Rafting po i ofron të gjithë të rinjëve duke i trainuar falas dhe mundësi punësimi si guida të ardhshme të rafting në lumenjtë e Shqipërisë.

Pas fjalës hapëse të presidentit të gjithe aplikantet e pranishem bënë një prezantim dhe ndanë pasionin dhe dëshirën që kanë për sportin e rafting dhe turizmin.

Më pas gjithë aplikantët bënë plotesimin e dokumentacionit të nevojshem dhe mbyllën me sukses rregjistrimin e tyre si aplikant për Udhërrëfyes Turistik të Specialitetit të Veçant Rafting.

Federata Shqiptare e Rafting i falenderon të gjthë të interesuarit dhe ju uron suksese të mëtejshme!

Recent Posts

Leave a Comment

Contact Us

We're not around right now. But you can send us an email and we'll get back to you, asap.

Not readable? Change text.