Trajnime për Guidë Rafting FALAS nga FSHR

 In Uncategorized

Hapen aplikimet për trajnim dhe çertifikim të udhërrëfyesve në specialitetet e veçanta: RAFTING FALAS nga FEDERATA SHQIPTARE E RAFTING

 

Federata Shqiptare e Rafting i ofron mundësinë të gjithë të rinjëve për kurse trajnimi FALAS dhe mundësi punësimi si guida rafting me pagë deri në 1000 Euro.

 

Aplikimet do të pranohen deri në datën 15/10/2020.

 

Të initeresuarit janë të lutur të dërgojnë në adresën tonë të e-mailit: info@fshr.al kërkesën e tyre duke specifikuar gjuhën e huaj dhe specialitetin për të cilin aplikojnë dhe një kopje të ID së tyre. Pas kërkesës do të njoftohen nga stafi jonë për vazhdimin e procesit, datat e trajnimeve dhe programin që do të ndjekin.

 

Në mbështetje të pikës 4 nenit 102 të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pikës 2 të nenit 68, të ligjit nr. 93/2015 “Për Turizmin”, i ndryshuar, nenit 5, pika 1, nenit 6 pika 6 e Udhëzimit të Përbashkët të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinis nr.517, datë 24.01.2017 “Për akreditimin e programeve të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik dhe miratimin e krediteve minimale të programit për edukimin profesional në vazhdim”, Federata Shqiptare e Rafting është subjekti i cili çertifikon guidat në specialitetet Rafting, Kajak dhe Kanoe, Hidrospeed, Kanonim dhe Kacavjerrje.

 

Ju urojmë një aplikim të mbarë.

 

Federata Shqiptare e Rafting.

 

            

Recent Posts
Contact Us

We're not around right now. But you can send us an email and we'll get back to you, asap.

Not readable? Change text.